Corleone, qendra e botës për heroinën/ Dëshmitë në Real Story: Droga, biznesi që ndryshoi mafian

Më të fundit


Pas arrestimit të Toto Riina, nis një fazë tranzicioni dhe paqe e mafias, e njohur ndryshe si Pax Mafiosa. Ndalon vrasja e zyrtarëve dhe policëve, si dhe e të penduarve dhe familjarëve të tyre. Por në fund të viteve 90 Cosa Nostra ishte tashmë e dobësuar dhe përballë konkurrencës në rritje të organizatës kalabreze Ndragheta.

Në 2006 kalabrezët kontrollonin gati 80 për qind të tregut të kokainës së importuar në Europë.

Provenzano arrestohet në 2006, pas 43 vjetësh në arrati. Pasuesi i tij Matteo Messina Dennaro, arrestohet në 2023. Po mafia a vdiq vallë? Gjatë udhëtimit në Corleone, gazetari Sokol Balla shoqërohet nga shtetas Sicilian, ‘Toto’, që siç thotë ka njohje me qarqet mafioze, por nuk është përzierë me ta.

Në kushte anonimiteti ai pranon të flasë në “Real Story” për mafien dhe transformimin e saj sot.

Sokol Balla: Tani ne këtu jemi në Catania, Catania është një nga qytetet kryesore të Sicilisë bashkë me sigurisht ka Palermon, me Mesinën, Taorminën. Nëse disa janë pika turistike, ndërsa Palermo është qyteti administrative, Catania mbetet vendi kryesor ku mafia pavarësisht se është transformuar ka ndryshuar biznes, ka ndryshuar interesat e saj, këtu ka le të themi zonën ku rekruton ushtarët e saj.

Në fund, mafia mbetet një organizatë, e cila pavarësisht se ka ndryshuar qëllimet, ka ndryshuar natyrën e biznesit, në fund ajo e bazon gjithçka, zgjidhjen e problemeve, te dhuna. Dhe ne tani do shkojmë te lagjet, ato që quhen shtëpitë popullore, shtëpitë e varfra të Catanias, aty ku mafia rekruton ushtarët e saj të dhunës.

Toto: Mafia ende vijon, por me mënyra të ndryshme. Në këtë qytet ne kemi një sistem social shumë të komplikuar. Ka një klasë të vogël të mesme, shumë njerëz të pasur, gjeneratë të re dhe pastaj janë njerëzit e varfër që riprodhojnë të njëjtat lagje. Kjo është pikërisht ajo çka krimi i organizuar kërkon kur kërkon për ushtarë të rinj dhe gjithmonë i gjen ata, sepse nga fëmijëria fëmijët shohin njerëzit e pasur dhe duan të bëhen si ata.

Sokol Balla: Dhe duan të bëhen të pasur shpejt.

Toto: Po, duan të bëhen të pasur shpejt. Tani është më e lehtë të gjesh ‘ushtarë të rinj’. Ju mund të shihni fëmijë të vegjël në rrugë, në disa lagje që shesin drogë, grabisin, apo që adaptojnë një mënyrë jetese kriminale

Sokol Balla: Cili është biznesi kryesor i mafias

Toto: Corleona u bë e famshme, sepse hoqi rregullat në tregtinë e drogës dhe u bë qendra e botës për heroinën. Kështu që të gjitha paratë që financonin, gjërat e tmerrshme që ata bënin, shpërthimet me bomba, vrasjet financoheshin të gjitha nga paratë e heroinës. Në Amerikë, mafia nisi të shesë drogë shumë më vonë se në Siçili, më mirë të themi ne Korleone. Korlonezët vranë të gjithë bosët e mafias që dilnin kundër tyre. Ata nisën të predominojnë familjet në zonën e Siçilisë. Tani është më thjeshtë për t’u bërë i pasur, sepse mund blesh kokainë me kile nga Kolumbia me 2 mijë euro dhe ta shesësh këtu me 44 mijë euro. Dhe me një kilogram ato bëjnë tre dhe është gjëja më e thjeshtë për të bërë para. Pra është mënyra më e lehtë, më e thjeshtë për të bërë para, por është gjithashtu edhe shumë e rrezikshme.

Sepse nëse ti po shet le të themi një kilogram në muaj në lagjen tënde dhe unë të shoh ty që po bën para dhe unë nuk po bëj është shumë e thjeshtë që të unë organizoj njerëzit dhe të të vras ty që të marr biznesin tënd. Dhe ti e sheh se ata po pasurohen shpejt, sepse ata nisin të bëjnë një jetë luksoze, makina, orë, syze të shtrenjta.

Sokol Balla: Pra, zakonet nuk kanë ndryshuar, por mënyra po ka ndryshuar

Toto: Po, mënyra si ato bëjnë para, gjëja që kanë ndryshuar janë principet. Më parë, mafia ishte shumë më e varfër, mafia lindi si një fenomen social për të mbrojtur njerëzit e varfër nga le të themi djemtë e këqinj, të pasur, ‘të pasurit e këqinj’. Por më pas droga erdhi disa qindra vjet më pas dhe ndryshoi gjithçka. Dhe këtu mafia ndryshoi dhe u bë si të thuash një korporatë biznesi, e cila ishte e interesuar vetëm që të bënte para, dhe të fuqizohej në lagje apo qytete të caktuara. Kështu është e gjitha fuqi dhe biznes i keq.



Skip to toolbar