Virusi vdekjeprurës shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019 e në mars të 2020 në mbarë botën, por Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 10,812,822 persona. Ndërkohë 519,118 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 6,034,257 qytetarë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 2,779,953 të infektuar dhe janë shënuar 130,798 vikitma, ku vetëm në 24 orët e fundit në këtë vend janë regjistruar mbi 50 të infektuar.
Por numri i personave të shëruar nga koronavirusi në mbarë botën i ka kaluar mbi 6 milionë.
Sipas të dhënave në faqen e internetit “Worldometer”, e cila mbledh shifrat mbi pandeminë, deri më tani në botë betejën me koronavirusin kanë arritur ta fitojnë 6.032.985 persona.
Dhjetë vendet me numrin më të lartë të të shëruarve janë:
SHBA (1.164.680),
Brazili (916.147),
Rusia (422.931),
India (359.896),
Kili (245.443),
Irani (191.487),
Italia (190.717),
Gjermania (179.800),
Peru (178.245)
Turqia (175.422).