‘Zgjedhorja’. Bylykbashi: Për çdo vonesë barra bie mbi Edi Ramën, do provokohej krizë politike

Më të fundit


Përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik Oerd Bylykbashi i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se Reforma Zgjedhore duhet të miratohet brenda datës 15 korrik, sipas datave të përcaktuara.

Bylykbashi tha se për çdo vonesë në miratimin e Reformës Zgjedhore, barra bie mbi Edi Ramën, si dhe nga ky fakt do të provokohej krizë politike.


Aristir Lumezi: Puna është se a do jetë idientifikimi biometrik. Nëse nuk realizohet, a do të hyni në zgjedhje pa identifikim.

Oerd Blykbashi: Nënkomisioneri që është i opozitës do të mbikëqyr pjesën e identifikimit biometrik. Do të bëjë gai dokumentacioni dhe tenderin do e firmosë komisioneri që është i PS. Jam i sigurt se siç kanë votat që votojnë PPP, kanë vota edhe për këtë, që është interes publik, interes për integrimin në BEBarrën e ka Edi Rama, maxhoranca.

Nëse më 15 korrik, miratohet Kodi Zgjedhor, nis edhe organizimi i KQZ me zgjedhje. Trupat mund të zgjidhen brenda korrikut, çdo vonesë është e qëllimshme. Brenda 18 prillit i bie të jetë e realizueshme. Çdo vonesë do të ketë qëllim që të provokojë krizë politike.




Skip to toolbar