Shërohen 43 qytetarë, MSH: Te Infektivi 78 pacientë, 11 në gjendje të rëndë

CORONAVIRUS


Prej ditësh tashmë në vendin tonë shënohen minimumi nga dy viktima prej koronavirusit, ndërsa në 24 orët e fundit janë shënuar tre humbje jete.

Ndërkohë vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 78 pacientë, prej tyre 11 në gjendje të rëndë.


Më konkretisht 9 pacientë ndodhen në terapi intensive, ndërsa dy janë të intubuar në gjendje kritike.

Në orët e fundit janë shënuar 82 raste pozitive, nga 368 testime të kryera.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 43 qytetarë, duke e çuar në 1559 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.




Skip to toolbar