COVID-19 kthehet në makth për Napolin

Më të fundit


COVID-19 vijon të përndjek Napoli edhe në Europa League. Fillimisht përballja me Genoa, ku pas atij takimi 14 lojtarë të ekipit kundërshtar rezultuan pozitiv, më pas dy lojtarë të Gattusos u infektuan, Zielinski dhe Elmas dhe në fund kaosi që solli sfida Juve-Napoli që i kushtoj humbje në tavolinë dhe minus një pikë në tabelën e klasifikimit.

COVID-19 e shqetëson edhe përpara startit në Europa League ku kundërshtari i tyre i parë AZ Alkmaar ka në përbërje 9 lojtarë pozitiv.


 E vetmja mënyrë për të shtyrë këtë takim është opsioni që Alkmaar të mos arrij të plotësoj numrin e lojtarëve për të zbritur në fushë, 13 të tillë.

Në ndeshje ndërkombëtare nuk kanë efekt as ligjet lokale, Napoli nuk mund të refuzoj zhvillimin e këtij takimin, në të kundër rrezikon një dënim shembullor.




Skip to toolbar