COVID i merr jetën biologut të njohur, zbuluesit të “tulipanit shqiptar”

AKTUALITET


Covid-19 i ka marrë jetën  në moshën 64 vjeçare, Drejtorit të Administratës së Zonave të Mbrojtura Qarku Kukës, Besnik Hallaçi ,biolog dhe ambjentalistit I njohur në  rang kombëtar dhe ndërkombëtar. Hallaçi është dhe zbulues i “Tulipanit shqiptar” ndryshe “Tulipani I Kukësit”.

Ai prej dy javësh ishte i shtrua tek “Shefqet Ndroqi” aty ku dhe po merrte trajtim të specializuar për COVID-19.

Lajmin për ndarjen nga jeta e Besnik Hallaçit, e kanë bërë me miqtë e tij në mediat sociale, ku ndër të tjera shkruajnë se ai ishte një njeri fisnik familjar model,biolog, ambientalis, studiues i pasionuar, fotograf, njeri që si rrallëkush e njihte florën e faunën në vend.

Edhe kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici shprehu ngushëllime për humbjen e biologut Besnik Hallaçi.

Me dhimbje të thellë dhe hidhërim të madh mësova lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta në mënyrë të papritur nga kjo pandemi famëkeqe të biologut të njohur kuksian Besnik Hallaçi.Më lejoni që në këto  momente të dhimbshme t’i shpreh familjes, të afërmve të tij ngushëllimet më të sinqerta, në emrin tim personal  dhe  të qytetarëve kuksianë. U prehsh në paqe!“, shkruan Gjici.



Skip to toolbar