Gjekmarkaj-Çupi përplasen për rrymat ruse dhe islamike në Tiranë

POLITIKË


Ndërhyrja ruse dhe influencat e lindjes janë një problem që po ndihen edhe në Shqipëri. Për gazetarin Frrok Çupi kjo është bërë evidente, por janë partnerët perëndimorë ata që e mbajnë Shqipërinë drejt perëndimit dhe e ruajnë atë nga fryma islamike apo anti-amerikane.

Ne sot kemi embrione të një anti-amerikanizmi. Kemi politikanë që frynë rryma islamike dhe pro ruse. Influencat e lindjes kanë hyrë në Shqipëri dhe jemi në një rrezik, por është interesi i shtuar i partenerëve Perëndimore që na ruan.” tha Çupi gjatë emisionit “Real Story” në News 24.


Ndërsa analisti Agron Gjekmarkaj akuzoi kryeministrin Rama si sjellës të këtyre influencave erdoganiste-putiniste, pasi është mik me presidentin turk dhe kjo u pa që nga memoriali i turpshëm te kodrat e Liqenit.

Ndikimin më të madh e shoh nga influenca erdoganiste-putiniste dhe kjo u duk që tek memoriali i turpshëm tek Kodrat e Liqenit. Ky ndikim i erdoganzimit bëhet nën drejtimin e kryeministrit Rama, pasi është mik me Erdoganin.” tha Gjekmarkaj

Përtej lobimeve në SHBA apo dyshimeve për ndërhyrje të parave ruse duket se edhe problemet e qeverisjes apo humbja e terrenit nga opozita janë kthyer në një debat mes gazetarit Frrrok Çupi dhe analistit Agron Gjekmarkaj në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol balla në News 24.

Për Çupin në politikë ka ende elita dhe intelektualë dhe se fatmirësisht qeveria ka një qasje pro amerikane. Por për Çupin është për të ardhur keq që opozita po humb terren çdo ditë e më shumë  “Një qeveri ka elita, ka intelektualë, ka elita diplomatike. Unë flas në parim. Opozita jonë rrjedh nga shifrat përditë. Ne kemi një qeveri që është e detyruar të jetë pro-amerikane.” tha Çupi.

Analisti Gjekmarkaj nuk është në një mendje duke deklaruar se në fakt në qeveri jo që nuk ka elita por vetëm shërbëtor të Ramës. “ Çfarë elitash. Nuk ka elita, ka shërbëtorë. Të shikosh te Edi Rama elitarizëm është tmerr.”

Për Edvin Kulluri i vetmi fat i mirë në gjithë këtë histori është se Shqipëria është pjesë e NATO-s dhe se siguria është më e madhe nga lotimet ruse. “Shqipëria do të shndërrohet në një brez të sigurisë së madhe nën ombrellën e NATO-s.  Ky është lajm i mirë, fat i mbarë.”




Skip to toolbar