Lobimi, Çupi: Rama dhe Basha, hetim nga SPAK

POLITIKË


Gazetari dhe analisti Frrok Çupi ka deklaruar në Real Story se rastet e kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha beson se do të hetohen nga SPAK. “Të dyja këto çështje do të hetohen nga SPAK. Jemi përpara një procesi ku kush ka përgjegjësi, nuk i shpëton dot”, tha Çupi gjatë diskutimit për lobimin në SHBA nga politikanët shqiptarë, duke iu përgjigjur edhe Gjekmarkajt, i cili u shpreh skeptik nëse prokuroria shqiptare do të nisë hetim për Ramën, ashtu si ka vepruar edhe me kreun e opozitës.

Analisti Çupitheksoi se fati politik i vendeve të vogla, përfshirë edhe Shqipërisë, zhvillohet nën sfondin e politikës së fuqive të mëdha. “Aleatët e mëdhenj si Amerika ka një vëmendje në këtë vend në kohën kur ngjarje të mëdha ndodhin në botë. Ngjarjet tona zhvillohen në sfondin e superfuqive të botës. Çfarë po ndodh në botë sot? Fenomeni Trump është një fenomen i domosdoshëm, i panegociueshëm që duhej të lindet për të shpëtuar fatet e kombeve, për të luftuar kastat e vjetra mashtruese. Kasata e vjetra nuk kanë shans të mashtrojmë me foto qytetarët”, theksoi ai.





Skip to toolbar