Del nga rruga autobusi i linjës Libohovë-Tiranë

AKTUALITET


Një aksident është regjistruar në aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:15 në afërsi të fshatit Dervician. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se autobusi i linjës Libohovë-Tiranë, me drejtues shtetasin A. Gj., ka dal nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar një pasagjere, shtetasja D. V., 30 vjeçe, banuese në Libohovë, e cila po merr ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër.


Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.




Skip to toolbar