Demi: Nuk është koha për të folur për titull

Më të fundit


Kjo ishte një fitore që erdhi pikërisht në momentin e duhur, një sukses që rikthen Partizanin në garë me kohë të plotë për titullin kampion.

Suksesi në derbi i lë një shije të mirë presidentit Demi i cili në deklaratën e tij pas ndeshjes nuk dëshiron të përfshihet në diskutimin rreth titullit kampion, është ende herët për të dalë në një përfundim të tillë:


“Mbas një ecurie shumë të dobët në 2 ndeshjet e fundit, sot bëmë një ndeshje të mirë, mendoj që e merituam fitoren. Për titullin ka kohë akoma.

Janë edhe 12 ndeshje. Jemi edhe ne aty afër si 3-4 skuadra. Shpresojmë të shkojë mirë. Tiranën matematika e le që të jetë për titull. Ka akoma kohë”, u shpreh Demi.




Skip to toolbar