Nuk ka largim në Shkodër, Brdaric: Më kthyen lojtarët

Më të fundit


Humbja kundër Bylis krijojë iluzionin se aventurës e Brdaric në Shkodër i kishte ardhur fundit, palët diskutim një divorc me kompromis fill pas ndeshjes por morën edhe pak më shumë kohë për ti diskutuar gjërat me qetësi, pikërisht ky detaj në fund solli një ndryshim total të situatës. Pas një takimi të dytë, donatori Xhaferi dhe trajneri Brdaric kanë vendosur të vijojnë bashkëpunimin ndërmjet tyre, fakt të cilin të dy e konfirmuan në një intervistë ekskluzive për News24 dhënë gazetarit Senad Nikshiqi:

BRDARIC: Më kanë kthyer lojtarët sepse jemi berë një familje. Unë nuk mund të bëj pa këta lojtare dhe as ata pa mua. U ulem gjithë bashke dhe diskutuam dhe vendosem të vazhdojmë. Te gjithë ishim të mërzitur pas humbjes por ne duam te bëjmë me te mirën pavarësisht se situata doli nga kontrolli. Do vijojmë të bëjmë më të mirën


Xhaferri: Kishim një presion te madh nga opinioni pas shkarkimit dhe vendosem qe gjithë bashke ta rikthejme trajnerin. Edhe lojtaret na e kërkuan dhe pasi u menduam serish pas shkarkimit vendosem ta rikthejmë. Shpresojmë qe te mësojmë nga gabimet dhe te permiresohemi.




Skip to toolbar