Denar Biba: Duhet depolitizuar administrata zgjedhore, qeveritë kujdestare nuk janë vullnet i popullit

AKTUALITET


Ish kreu i KQZ-së Denar Biba në një intervistë në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se mbështet depolitizimin e administratës zgjedhore.

Biba u shpreh se nuk është plotësisht dakord me qeveritë kujdestare, pasi ata nuk tregojnë vullnetin e popullit.


Ilirjan Celibashi: Edhe sikur sot maxhoranca pranon gjithçka që thotë opozita, sërish do kishte probleme me Shqipërinë.

Kristaq Kume: Nëse do kemi qeveri kujdestare, cfarë ka humbje këtu?

Ilirjan Celibashi: Qeveria kujdestare do të ishte kërkesë politike dhe jo kwrkesw për ndryshim të Kodit Zgjedhor.

Denar Biba: Qeveria kujdestare pak a shumë është provuar më 2017, ku opozita madje mori edhe Ministrinë e Brendshme. KQZ janë një grup burokratësh e teknokratësh, që kur të shkojnë në zgjedhje të gjejnë infrastrukturën përkatëse që të votojnë. Ishte delegjitimim i institucioneve me një pakt politik, nuk lë përshtypje të mirë edhe tek qytetarët. Është i nevojshëm depolitizimi i administratës zgjedhore.




Skip to toolbar