DETAJE/ Shpërthimi në Lushnjë, një viktimë, shkon në dhjetë numri i të lënduarve

AKTUALITET


LUSHNJË- Tek rreth rrotullimi i Plastmasit në Lushnjë gjatë punës në një fabrikë, një vinçier ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim të fuqishëm duke i marrë jetën një personi, ndërsa dhjetë të tjerë janë lënduar, me të cilëve dhe deputeti socialist Bujar Çela.

Gazetarja e ABC News, Valbona Davidhi raporton se të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa deputeti socialist është futur në sallën e operacionit.


Burimet spitalore konfirmojnë për ABC News se gjendja e deputetit mbetet e rëndë, por sipas mjekëve pritet të dalë me sukses.

“Kemi të konfirmuar nga burimet zyrtare spitalore se një person ka humbur jetën ndërkohë disa të tjerë janë plagosur, dhe mes tyre ndodhet deputeti Bujar Çela. Në këto momente deputeti Çela i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ka qenë një shpërthim i fuqishëm.”, tha gazetarja.




Skip to toolbar