Dhunuan policinë gjatë tubimit tek Unaza e Re, arrestohen 2 persona

AKTUALITET


Dy persona janë arrestuar për kundërshtim dhe dhunim të forcave të policisë. Në pranga kanë rënë shtetasit E.F., 27 vjeç, dhe M. F., 54 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët gjatë protestave në zonën e Astirit kanë goditur me sende të forta tre efektiv policie.

Këta persona më datë 22 korrik gjatë një tubimi pranë “Unazës së Re” kanë goditur me sende të forta dhe kanë penguar për kryerjen e detyrës tre punonjës të policisë, të cilët ishin dislokuar në shërbim për ruajtjen e rendit publik.

Gjithashtu këta shtetas kanë kundërshtuar me dhunë, duke i goditur me sende të forta efektivët e policisë në momentin e shoqërimit të tyre për në ambientet e Policisë.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.



Skip to toolbar