Dhunuan policinë, pranga babë e bir në Bulqizë. Djali tjetër në kërkim

AKTUALITET


Policia e Bulqizës vuri në pranga dy shtetas, babë e bir, të cilët u konfliktuan fizikisht me një tjetër shtetas në qytetin e Buqlizës. Në pranga janë vënë shtetasit me inicialet L.G., 61-vjeç dhe djali i tij A.G., 31 vjeç. Në konflikt ndërhyri dhe djali tjetër i 61-vjeçarit, shtetasi me inicialet A.G., i cili është shpallur në kërkim.

Ngjarja në Qytetin e Ri, Bulqizë!

Në orët e vona të mbrëmjes në Qytetin e Ri, Bulqizë, policia është njoftuar se disa shtetas ishin duke u konfliktuar me njëri-tjetrin, pas një grindje të çastit. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, si dhe kanë bërë shoqërimin për në Komisariat të personave të përfshirë në konflikt.

Në momentet e shoqërimit të shtetasve L. G., 61 vjeç dhe djalit të tij A. G., 31 vjeç, ka ndërhyrë 29-vjeçari A. G. (djali tjetër i shtetasit L. G.) duke kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

Në ndihmë të patrullës kanë ardhur shërbime të tjera të Komisariatit të Policisë. 29-vjeçari A. G. duke përfituar nga errësira ka mundur të largohet, ndërsa dy shtetasit e tjerë, babë e bir, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve L. G., 61 vjeç dhe djalit të tij shtetasit A. G. 31 vjeç, si dhe u shpall në kërkim 29-vjecari A. G., për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim.



Skip to toolbar