Juristi Endrit Sefa tha për ‘Real Story’ se votat e Diasporës për PS janë si maja e diamantit. Më tej Sefa tha se nuk ka votë që nuk numërohet.
“Ka një marrëveshje mes partive. Ps i interesojnë votat e Greqisë si maja e diamantit, dhe PD që do të dali nga gropa që ka rënë vetë.
Nuk ka votë që nuk numërohet, beteja ligjore për pavlefshmërisë është debat tjetër. Vendimi i KQZ në lidhje me vëzhguesit janë ato subjekte që nuk kanë interes për votën e emigrantëve dhe hapin merkato.”Kristaq Kume, ekspert i çështjeve zgjedhore, tha për ‘Real Story’ se Celibashi ka vepruar sipas ligjit dhe se në këto situata del në pah integriteti i administratorit të zgjedhjeve.
“Ka një lexim të ftohtë dhe emocional të ligjit.
Celibashi megjithëse e parandjen koston politike, është distancuar nga ky emocion dhe ka vepruar siç e thotë ligji. Për vëzhguesit ligji e përcakton se kush ka të drejtë të lexojë, dëshira e subjekteve por edhe kandidatëve që kanë pasur vëzhgues në procesin e votimit.
Janë situata të brishta dhe mund të ndryshojë shumë gjë. Në këto situata del në pah integriteti i administratorit të zgjedhjes. Fletët e votimit janë në kuti dhe kanë rezultat, të bëjnë çtë duan partitë politike.”