Diaspora/ Nazarko: Ky vit, do jetë viti i shpërthimi të energjisë kombëtare. Ceno: Protesta në parlament ishte …

Më të fundit


TIRANË- Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, tha se imazhi i Shqipërisë ka ndryshuar në sytë e të huajve. Ai theksoi se Shqipëria po bëhet më në fund një vend me sistem drejtësie normal.

“Koncepti i normalitetit është me të vërtetë i rëndësishëm. Kur llogarit fluksin e turizmit. Kemi parë se si shqiptar ka filluar të bëhet normal në sytë e Europës. Në kohën e Enver Hoxhës, nuk kishin kulturë urbane, higjenike etj, tashmë shqiptari udhëtar është transformuar. Pra, shqiptari ka ndryshuar shumë dhe kur ti shikon ardhjen e një fluksi të madh të huajsh e kupton se është bërë një vend normal dhe ky është një moment krenarie. Ne kemi përjetuar lloj lloj stigmash të shoqërive perëndimore, me të drejtë e të padrejtë. Media e huaj filloi të ndryshojë ndaj shqiptarëve.


 Ai komentoi dhe protesta e opozitës, të cilët nuk kanë kursyer as molotovët në drejtim të institucioneve. Sipas Nazarkos, hedhja e molotovëve nga opozita bëhet me qëllim për të ndërkombëtarizuar protestën.

“Ata që vendosin për molotovë e bëjnë për të ndërkombëtarizuar protestën”, tha ai.

E ftuar në studio, kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, Marsela Ceno, komentoi protestën e një grupi nga Diaspora në Parlament, i cili me pankarta në duar kërkoi të drejtën për të votuar. Sipas saj, protesta e tyre ishte moderne teksa shtoi se vitet e fundit shteti shqiptar i ka ofruar mbështetje të shtuar Diasporës.

 “Protesta e diasporën në parlament, vërtetë është një protestë moderne por duhet të theksohet se diasporës i është lënë goxha vend vitet e fundit. U organizua Samiti I Diasporës, tre ditë me një program, shumë të ngjeshur ndaj edhe besoj se një nga temat që është diskutuar në ato ditët e samitit ka qenë edhe vota. Votimi i diasporës është një temë, në të cilën edhe Kosova edhe Shqipëria janë duke u angazhuar më shumë dhe nga ana Kosovës duhet thënë që ata janë një hap më përpara se sa ne, ka ardhur tashmë thirrja nga qeveria e Kosovës, që të gjithë qytetarët në Gjermani, të fillojnë të regjistrohen në portalet e tyre”, tha ajo.

Më tej, Nazarko theksoi se Shqipëria duhet të punojë për ta institucionalizuar energjinë e diasporës.

“Është një lloj paradoksi, në rastin e Kosovës, diaspora ka votuar Albin Kurtin duke jetuar në vende perëndimore të djathta, ka votuar për një alternativë të majtë. Ishte një parti që kishte ideologji të spikatur neomarksiste. Diaspora nuk sjell domosdoshmërisht edhe kur voton vetë edhe kur përcakton votën e familjarëve, nuk sjell domosdoshmërisht energji pozitive politike. Ky fluks i ri ideor politik, duhet institucionalizuar. Si në ekonomi, edhe në politikë, duhet standartizuar, këto flukse duhet të stimulohen në mënyrë të organizuar. Në shekullin XXI koncepti i kombit nuk është më ai i një popullsie që është e lidhur në mënyrë të qëndrueshme duke banuar në një territor të caktuar por Kombi është edhe bashkësia e ndërlidhjeve të netëorkut që është i lidhur me atë territor të caktuar. Roli i individit të suksesshëm është i jashtëzakonshëm edhe për kombe të vogla. Ky vit, ky gjashtë mujor, edhe për shkak të europianit do jetë viti i shpërthimi të energjisë kombëtare në të gjithë territoret. Shqiptarët do të dalin në një skenë të përbotshme, futbolli është një. Në këtë kontekst ne duhet ta institucionalizojmë energjinë e diasporës, energjinë politike”, tha ai./ abcnews.al




Skip to toolbar