Digjet makina e policit në Elbasan

AKTUALITET


Një makinë është përfshirë nga flakët në qytetin e Elbasanit. Automjeti ishte parkuar në lagjen “28 Nëntori”, ndërsa sipas policisë i përket punonjësit të policisë me inicialet E.GJ.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por policia ka shkuar në vendngjarje dhe është duke hetuar. Një ndër pistat kryesore ku po hetohet është zjarrëvënia e qëllimshme për shkak të detyrës së punonjësit të policisë.


Djegia e mjetit është kryer pranë banesës së policisë që ndodhet në afërsi të doganës së Elbasanit, ndërsa policia vijon hetimet për ngjarjen.




Skip to toolbar