Dilema, mbrojtje apo sulm? Shqipëria në EURO 2024, Gjoka: Tre elementët që i duhen kombëtares për të përballuar “grupin e ferrit”

Më të fundit


Trajneri Ernest Gjoka thotë se kombëtares shqiptare i duhen tre elementë për të përballuar cilësinë e Spanjës, Kroacisë dhe Italisë në “Grupin e Ferrit” në EURO 2024.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Gjoka u shpreh se kombëtarja duhet të ketë agresivitet, të jetë e përgatitur nga ana mentale dhe me disiplinë të hekurt taktike.


Ndërsa ish lojtari i kombëtares dhe Partizanit, Ledio Pano deklaroi se ekipi kombëtar ka cilësi shumë të mira.

Pjesë nga diskutimi

Ernest Gjoka: Ne do luajmë kundrejt disa skuadrave që janë shumë më të mira në cilësi, që ne të përballojmë cilësinë, apo të afrohemi te cilësia e tyre, ne duhet të kemi një lloj agresiviteti të jashtëzakonshëm, kjo vjen nga përgatitja fizike. Nga ana mentale, duhet të jesh i përgatitur shumë më mirë se kundërshtari, duhet të jemi me disiplinë të hekurt taktike. Këto janë elementët që ne mund të afrohemi me cilësinë e Italisë, Spanjës dhe Kroacisë. Kjo është baza. Kjo është boshti i një skuadre modeste për të përballuar elitën e fubollit evropian. Nuk kemi cilësinë e Spanjës, Kroacisë dhe Italisë. Duhet të jemi koshient. Futbolli modern, një skuadër që do të luajë në sulm, një skuadër që do të luajnë në mbrojtje. Sylvinho dhe stafi i vet i dinë shumë mirë disa gjëra.

Ledio Pano: Mbrojtja më e mirë fillon nga sulmi. Ne si Shqipëri, kemi dhënë ndeshje të mira me ekipet e mëdha. Po nuk pate shpirtin, luftën, dëshirën, nuk mund të marrësh rezultatin. Në një moment të ndihmon edhe fati. Ekipet e vogla gjithmonë japin 120% ndaj ekipeve të mëdha. Sylvinho është stil tjetër. Ekipi i 2016 ka ndryshim me këtë të 2024. Ai ekip ishte më luftarak, më i fortë, më i sakrificës. Ky ka talentin brenda. Kemi cilësi shumë të mira. Besoj do ta donte çdo trajner. Kemi një ekip shumë të mirë.




Skip to toolbar