Diplomati i njohur në Shqipëri, merr postin e rëndësishëm në Itali

AKTUALITET


Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio ka emëruar ish ambasadorin e BE-së në Tiranë, Etore Sequin si shefin e tij të kabinetit.

Duket se Shqipëria do të ketë një avokat të mirë në Itali, për shkak se Sequi ka mbajtur një post të rëndësishëm në Tiranë, siç ishte ai i ambasadorit të BE-së.


Sequi është një diplomat i njohur, i domosdoshëm për të balancuar mungesën e përvojës së ministrit të ri të jashtëm.

Ai ka lënë gjurmë me angazhimin e tij në situatat e turbullta shqiptare të disa viteve më parë, duke qenë edhe një dashamirës i njohur i vendit tonë.

Sequi ka qëndruar për disa vite në Tiranë dhe duhet thënë se është një njohës shumë i mirë i politikës shqiptare. Fillimisht nga korriku i vitit 2000 deri në dhjetor të vitit 2004 ai ka shërbyer si zëvendës shefi i misionit të ambasadës italiane në Tiranë dhe më pas në 2010 deri në 2014 ka mbajtur postin e ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë.

Veçanërisht gjatë kësaj periudhe ai ka qenë aktiv me qëndrimet, takimet, negociatat dhe deklaratat e tij nxitësen në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në mënyrë që Shqipëria të përmbushte kushtet e vëna nga BE për negociatat.




Skip to toolbar