Diplomati italian: Mos bëni si me Turqinë

POLITIKË


Bisedimet e pranimit janë përparësia kryesore e Italisë në këtë mbledhje të Këshillit Evropian, tha një diplomat i BE për Euractiv, raporton gazetari italian Gerardo Fortuna. Megjithëse Roma ka më shumë përgjegjësi me çështjen  e Shqipërisë, qeveria nuk do të pranojë asnjë zgjidhje “ndarjeje”.

Për italianët, BE do të japë një sinjal të fortë dhe do të tregojë një lloj dinamizmi nëse kalojnë në hapin tjetër me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke marrë parasysh “momentin depresiv” të daljes nga Unioni të Anglisë. Sipas qëndrimit italian, nëse BE dëshiron të mbështesë zhvillimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, është më mirë t’i ketë afër. Një veto e ngjashme u vendos nga vendet anëtare kundër Turqisë në 2005, kujton burimi. “Dhe shiko si doli…”, shtoi ai. Franca, Holanda dhe Danimarka janë kundër, por nëse Franca “dorëzohet”, dy të tjerët do ta ndjekin duke pranuar, sipas një burimi diplomatik të Euractiv.





Skip to toolbar