“Djajtë” gjobisin Lukakun me 400 mijë stërlina, Interi udhëton në Angli

SPORT


Manchester United ka gjobitur Lukakun me 400 mijë sterlina për shkak të bojkotit që lojtari i ka bërë skuadrës në grumbullim. Raporti i Romelu Lukaku me Manchester United ka arritur në pikën më kritike dhe ka pak shanse që të kthehet si më parë. Konfirmimi për këtë vjen nga klubi anglez.

Sipas BBC, “Djajtë e Kuq” e kanë humbur durimin me futbollistin që ka bojkotuar grumbullimin me skuadrën, duke preferuar të stërvitet me Anderlecht në Belgjikë. Për këtë arsye, Lukaku do të ndëshkohet me një gjobë të majme, duke u detyruar të paguajë 400 mijë sterlina. Ky vendim i Manchester United zyrtarizon në një farë mënyre largimin e sulmuesit, që kërkohet nga Juventus dhe Inter. Megjithatë, merkato mbyllet të enjten dhe nëse ai nuk arrin një akord të shpejtë, atëherë do të mbetet peng te “djajtë e kuq”.


Për këtë arsye, Interi tashmë ka vendosur të hidhet all-in për të arritur te Romelu Lukaku. Belgu do vetëm Italinë dhe nëse do të qëndronte në Angli do të ndihej i hidhëruar dhe ia ka bërë të qartë edhe agjentit të tij. Për këtë arsye, Federico Pastorello, agjenti i Lukakut, ka udhëtuar në Londër për të studiuar ofertën e duhur për Manchester United, në mënyrë që të mbyllte marrëveshjen. Më 8 gusht, ora 19:00, merkato mbyllet në Premier League dhe United nuk mund të shesë një sulmues pa gjetur një zëvendësues. Interi nuk dëshiron që të japë më shumë se sa 70 milionë euro për një sulmues që e konsideron jo për 83 milion euro sa kërkojnë “Djajtë”.




Skip to toolbar