“Do ndryshoj Familjen Mbretërore”/ Princi i Wellsit: Axhenda gati, kur të bëhem monark

BOTA


Në një intervistë paksa të pazakontë për një anëtar të familjes mbretërore larg dozave të formalitetit dhe me një paraqitje të sinqetë Princi William i Wellsit ka deklaruar se synon që kur të bëhet Monark të sjellë disa ndryshime brenda familjes mbretërore.

Në intervistën e tij për programin “The Reluctant Traveler” me komedianin Kanadez Eugene Levy, William tha se ndyshimi i disa ceshtjeve brenda monarkise Britanike eshte tashme ne axhenden e tij perpara se ai te kurorezohet zyrtarisht

“Mendoj se është e sigurt të them që ndryshimi është në axhendën time. Ndryshim i mirë, dhe e pranoj dhe e shijoj atë ndryshim. Nuk me frikeson dicka e tille ; pjesa që më emocionon është mundësia për të sjellë ndryshim – tha William.

Princi I Uellsit megjithate theksoi se ndryshimet nuk do te jene radikale, pasi dicka e tille do te bente qe Historia te vinte mbi te nje barre per te cilen ai mendon se nuk eshte e nevojshme.

William theksoi rëndësinë e traditës, por shtoi se është e nevojshme të vlerësohet nëse disa praktika tradicionale janë ende të përshtatshme për kohët moderne dhe nëse ato mund të kenë ndikimin më të madh.

Ne intervisten e realizuar ne ambjentet e Keshtjelles Winsdor, Princi William tha se nuk ndihet I mbingarkuar nga detyrat mbreterore por shtoi se ajo cfare e mbingarkon eshte situata familjare dhe perpjekja e mediave per te nderhyre ne jeten personale te familjes se tij. Princi I Wellsit e pershkroi vitin 2024 si vitin me te veshtire te jetes se tij duke cituar betejat qe zhvilluan me kancerin si bashkeshortja e tij Catherine ashtu edhe babai I tij Mbreti Karli I trete,

Princi William tha se përpiqen të sigurojnë që fëmijët e tij  – George, 12 vjeç, Charlotte, 10, dhe Louis, 7 – të kenë siguri dhe mbështetje, duke diskutuar hapur shqetësimet dhe sfidat e tyre si familje.

Ai komentoi edhe për ndikimin e medias gjatë fëmijërisë së tij, duke kujtuar vëmendjen e pakufizuar ndaj Princeshës Diananes duke thene se Media dëshironte çdo detaj të mundshëm dhe ishte kudo. William u zotua se nuk do te lejoje ti ndodh femijeve te tij ajo cfare I ka ndodhur atij dhe vellait te tij Prince Harryt.



Skip to toolbar