Do trajnojnë mjekët shqiptarë në përballje me Covid 19, Meta pret ekipin nga Italia: Solidaritet vëllazëror, s’do e harrojmë kurrë

AKTUALITET


Presidenti Meta priti sot në takim ekipin e mjekëve dhe infermierëve të ardhur nga Italia për të trajnuar stafin mjekësor shqiptar në përballje me COVID-19.

Presidenti Meta pasi u njoh me asistencën konkrete të ofruar prej tyre për stafet mjekësore të spitaleve COVID 1, COVID 2 dhe spitalin e Shkodrës, theksoi se shkëmbimi i eksperiencave dhe thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dypalësh kundër pandemisë, kësaj sfide të përbashkët, është mëse i domosdoshëm, me qëllim rikthimin sa më parë në normalitet.


Kreu i Shtetit e falenderoi me mirënjohje ekipin e mjekëve dhe infermierëve italianë për ndihmën tepër të vlefshme dhe bujare të ofruar në këto momente të vështira, dhe u shpreh se “shqiptarët nuk do t’i harrojnë kurrë sakrificat dhe këtë solidaritet vëllazëror, që e forcon edhe më shumë marrëdhënien e shkëlqyer midis dy vendeve e popujve tanë.” 

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës së Italisë në Tiranë, Sh.T.Z Fabrizio Bucci.




Skip to toolbar