Do vriste nënën me pistoletë me silenciator, pranga të riut në Lushnjë

AKTUALITET


Policia e Lushnjës ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikt në familje, duke shmangur një vrasje. Gjatë të hënës, unfiromat Blu të Lushnjës, mësohet se kanë arrestuar në flagrancë një shtetas 38-vjeç, me inicialet E.D., banues në Dushk.

Ky person, dyshohet se do të vriste nënën e tij, pas një konflikti që kishte pasur me të. Pasi është njoftuar, policia ka shkuar menjëherë në banesën e 38-vjeçarit, i cili është arrestuar gjatë kohës që ka qenë duke u konfliktuar me nënën e tij.

Pas arrestimit, është kontrolluar ky shtetas, duke iu gjetur një armë zjarri pistolet, me silenciator dhe 43 fishekë, të cilën e mbante në trup. Policia ka prangosur personin duke i kaluar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë dosjen hetimore. 38-vjeçari me inicialet E.D., akuzohet për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak” si dhe “Dhunë në familje”.



Skip to toolbar