Foto/ Këputet pema në Shkodër, bie mbi furgonin e udhëtarëve

AKTUALITET


Një pemë dekorative me përmasa të mëdha është rrëzuar të hënën në një prej rrugicave të këtij qyteti. Mësohet se pema e mbjellë në trotuar, është këputur dhe ka rënë në tokë, duke zënë poshtë saj një furgon pasagjerësh.

Fatmirësisht, në momentin që pema është rrëzuar, në furgon nuk ka pasur njerëz. Forca me të cilën është rrëzuar pema ka shkaktuar dëme në mjetin sipër të cilit ajo është rrëzuar. Ndërkohë që raportohet se nga rrëzimi i saj nuk ka pasur persona të lënduar, kalimtar të rastit në rrugën ku ka ndodhur ngjarja.


Pas këtij incidenti, në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së pemës, por mësohet se ajo ka qenë e tharë. Ndaj dyshimet janë se rrënjët e saj kanë qenë të kalbura duke bërë që pema të shkulet dhe të rrëzohet në tokë. Për shkak të rënies së pemës, është bllokuar qarkullimi i mjeteve deri në pastrimin e tyre.




Skip to toolbar