Me pistoletë në kufi, Fjolla Morina sot para gjykatës, Prokuroria kërkon garanci pasurore për lirimin

Fjolla Morina do të njihet sot me masën e sigurisë, pasi u kap në fundjavë me pistoletë në makinë. Këngëtarja e njohur kosovare, të cilës iu gjet një pistoletë dhe 24 fishekë në cantë, do të dalë sot para gjykatës në Kukës.

Po ashtu në Kukës u zbulua se Fjolla Morina është shtatzënë, fakt që vihet  në dyshim nga Prokuroria. Është kërkuar që në seancë të paraqitet gjinekologu teksa kërkon 5 milionë lekë garanci për ta lënë në arrest shtëpie.

Ajo më 19 shtator po udhëtonte nga Kosova në Shqipëri me biznesmenin Fisnik Syla dhe Fitim Mujin. Në dëshminë e saj këngëtarja sqaroi se nuk kishte dijeni që kishte armë në çantë, dhe se atë ia kishte dhuruar një miku i saj në Gjermani që nuk jeton më.

Po ashtu ajo shfajësoi dy shoqëruesit e saj në fuoristradë duke thënë se ata nuk e dinin që ajo mund të kishte armë me vete.

Me armë zjarri në çantë, ndalohet këngëtarja e njohur kosovare, po hynte në Shqipëri

Këngëtarja e njohur kosovare, Fjolla Morina është ndaluar sot në pikën kufitare të Morinës nga policia shqiptare. Mësohet se këngëtarja ka tentuar të hyjë në Shqipëri, duke mbajtur një armë zjarri me vete.

Mësohet se në pikën kufitare, gjatë kontrolleve të shtuara dhe analizës së riskut, ka kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë një automjet tip “Audi”, që drejtohej nga këngëtarja.

Gjatë kontrollit, këngëtares i është gjetur në çantën e dorës një armë zjarri pistoletë.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare e Morinës evidenton dhe godet një rast të tentativës për të hyrë në teritorin shqiptar me armë zjarri me vete.
Sekuestrohet një armë zjarri pistolete me 23 fishekë luftarak si dhe një pistoletë çakmak.
Vihet në pranga një 34 vjecare që posedonte armën e zjarrit
Në vjim të veprimeve nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës vihen në pranga edhe dy shtetasit që udhëtonin në automjet me shtetasen që posedonte armën e zjarrit.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu dhe në hyrje.
Si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, bazuar edhe në informacionet e marra nga Policia Kriminale e DVP Kukës, është kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Audi”, me drejtuese shtetasen F.M., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë, e cila udhëtonte me shtetasit F.M., dhe F.S., banues në Kosovë e Belgjikë.
Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së shtetases F.M, Policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishek.
Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistolet në dukje e dyshuar lodër cakmak.
Në përfundim të veprimeve hetimore, Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve;
F.M., 34 vjeçe, banues në Prishtinë, Kosovë, F.M., 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë dhe F.S., 29 vjeç, banues për Belgjikë.
Arrestimi i tyre u bë për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.

Pranga shkodranit, kërcënonte gruan me pistoletë me silenciator

Policia e shkodrës arrestoi në flagrancë një 53-vjeçar, i cili po kërcënonte bashkëshorten me pistoletë me silenciator. Personi i arrestuar është shtetasi me inicialet R.Sh., 53-vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër.

Policia thotë se u njoftua se ky person ishte duke ushtruar dhunë psikologjike dhe kërcënonte bashkëshorten me armë zjarri.

Forcat e policisë shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, duke arrestuar në kushtet e flagrancës 53-vjeçari. Gjatë kontrollit, atij iu gjet edhe një pistoletë me silenciator.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Dhuna ne Familje”.

Shijak, policia procedon të miturin, shkonte në shkollë me pistoletë

Policia e Durrësit sekuestroi të martën një pistoletë, e cila iu gjet një 13-vjeçari që e mbante me vete gjatë frekuentimit të shkollës. Në një komunikatë të Policisë së Durrësit, mësohet se gjatë këtyre ditëve janë zhvilluar kontrolle në shkolla me qëllim rritjen e sigurisë te nxënësit.

Sipas komunikatës, në qytetin e Shijakut, specialistët e Hetimit të Krimeve proceduan në gjendje të lirë një 13-vjeçar, nxënës i një shkolle 9-vjeçare, pasi iu gjet një armë zjarri pistoletë imituese. Policia nuk jep detaje rreth identitetit të të riut dhe shkollës ku ai ndiqte mësimin.

“Policia në bashkëpunim me stafet pedagogjike, qeveritë e nxënësve dhe bordin e prindërve do vijojë të ushtrojë kontrolle përreth shkollave dhe brenda tyre në orare të përshtatshme, me qëllimin e vetëm, rritjen e parametrave të sigurisë në shkolla për zhvillimin e një procesi mësimor sa më të sigurt”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Shëtiste në bulevard me pistoletë, pranga 35-vjeçarit në Vlorë

Policia e Vlorës arrestoi në flagrancë një 35-vjeçar, emri i të cilit jepet me inicialet A.Xh. Këtij personi iu gjet, gjatë momentit të arrestimit, një armë zjarri e tipit pistoletë dhe 4 fishekë. Operacioni për arrestimin e 35-vjeçarit, banues në qytetin e Fierit, u finalizua pas sinjalizimeve të marra në rrugë operative, se shtetasi me inicialet A.Xh., qarkullonte me armë zjarri.

“Si rezultat i këtij operacioni, falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, u bë kapja e menjëhershme e tij në bulevardin “Ismail Qemali”, Vlorë.

Gjatë kontrolli fizik 35-vjeçarit i sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe 4 fishekë”.

“Në vijim të veprimeve procedurale, Seksioni për Hetimin e Krimit arrestoi në flagrancë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, shtetasin A. Xh., 35 vjeç, banues në Fier. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”,shkruan Policia në një njoftim zyrtar.

VlorëFinalizohet operacioni i koduar "Blic"Qarkullonte me armë zjarri nëpër qytet, vihet në pranga 35-vjeçari.Në vijim të punës intensive për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, strukturat e Policisë së Vlorës në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri nëpër qytet, menjëherë organizuan punën në grup dhe finalizuan me sukses operacionin e koduar "Blic".Si rezultat i këtij operacioni, falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, u bë kapja e menjëhershme e tij në bulevardin "Ismail Qemali", Vlorë.Gjatë kontrolli fizik 35-vjeçarit i sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe 4 fishekë.Në vijim të veprimeve procedurale, Seksioni për Hetimin e Krimit arrestoi në flagrancë, për veprën penale "Armëmbajtja pa leje", shtetasin A. Xh., 35 vjeç, banues në Fier.Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Gepostet von Policia e Shtetit am Freitag, 4. Oktober 2019

Me pistoletë në brez drejt Vorës, arrestohen dy të rinj në urban

Policia e Tiranës ka arrestuar një 19-vjeçar, pasi është kapur në flagrancë duke mbajtur një armë zjarri, pistoletë, teksa ishte duke udhëtuar me linjën e urbanit Tiranë-Vorë. Ndërkohë, po sipas policisë, për veprën penale të “Moskallzim krimi”, është arrestuar dhe një tjetër 19-vjeçar nga Bërzhita. Paraditen e të premtes, në linjën e urbanit Tiranë-Vorë, dy të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar së  bashku në drejtim të Vorës.

Njëri prej tyre ka pasur një armë zjarri të llojit pistoletë. Shtetasi me inicialet, K.M., që sipas policisë është nga Librazhdi, është vënë re nga udhëtarët e autobusit. Menjëherë është lajmëruar salla operative, ndërsa në vendin e quajtur “Mbikalimi i Vorës”, është bërë ndalimi i autobusit dhe arrestimi i 19-vjeçarit.

Gjatë kontrollit, shtetasit K.M, lindur në Librazhd e banues në Tiranë, i është gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër dhe fishekë. Bashkë me të, është arrestuar dhe shtetasi tjetër 19 vjeç, me inicialet K.M., lindur në Bërzhitë, i cili shoqëronte personin e arrestuar me armë, ndërsa akuzohet për veprën penale “Moskallzim krimi”. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Do vriste nënën me pistoletë me silenciator, pranga të riut në Lushnjë

Policia e Lushnjës ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikt në familje, duke shmangur një vrasje. Gjatë të hënës, unfiromat Blu të Lushnjës, mësohet se kanë arrestuar në flagrancë një shtetas 38-vjeç, me inicialet E.D., banues në Dushk.

Ky person, dyshohet se do të vriste nënën e tij, pas një konflikti që kishte pasur me të. Pasi është njoftuar, policia ka shkuar menjëherë në banesën e 38-vjeçarit, i cili është arrestuar gjatë kohës që ka qenë duke u konfliktuar me nënën e tij.

Pas arrestimit, është kontrolluar ky shtetas, duke iu gjetur një armë zjarri pistolet, me silenciator dhe 43 fishekë, të cilën e mbante në trup. Policia ka prangosur personin duke i kaluar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë dosjen hetimore. 38-vjeçari me inicialet E.D., akuzohet për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak” si dhe “Dhunë në familje”.

Skip to toolbar