Dogjën kabinat në Rrugën e Kombit, dënohen 8 kuksianët

AKTUALITET


Gjykata e Kukësit ka vendosur të dënojë me 6 muaj burgim të konvertuar në periudhë prove një vit, tetë prej protestuesve që u vunë flakën kabinave në “Rrugën e Kombit” në protestën e 31 marsit, që u zhvillua kundër pagesës prej 5 euro. Prokuroria kishte kërkuar 6 muaj burg të konvertuar në periudhë prove 1-vjeçare, kërkesë që është pranuar edhe nga gjyqtarja e çështjes Flutura Hoxha.

Protestuesit Ervis Oruçi, Armand Ademaj, Fatos Harulla, Mirdaim Nerguti, Lulzim Popa, Ahmet Tobli, Shpetim Todaj dhe Shaban Selmanaj, janë akuzuar nga prokuroria për veprën  penale të “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimit të punonjësit policisë së rendit publik.”


Në qershor të vitit kaluar, Gjykata e Kukësit shpalli fajtorë 25 protestues, ku për 20 protestues vendosi dënim me kusht nga 4 deri në 8 muaj, dy u dënuan me kohën e paraburgimit, ndërsa tre të tjerë me gjobë nga 100 mijë lekë.




Skip to toolbar