Sillet në spitalin e Traumës, çobani që “luftoi” me ariun

AKTUALITET


Zgjati më shumë se tre orë pritja e çobatni Ekrem Onuzi, i cili u sulmua nga ariu në Bjeshkët e Gjallicësnë fshatin Nangë në Kukës. 45-vjeçari, banor i këtij fshati, u sulmua të dielën paradite nga ariu, teksa ishte duke kullotur bagëtitë në mal. Një i afërm i tij mësohet se lajmëroi sallën e emergjencave duke kërkuar ndihmë.

Nga Tirana u nis një helikopter i foracave të armatosura, ndërsa disa banorë ndezën një zjarr në mal për të sinjalizuar vendndodhjen e tij. I plagosuri në këmbë e shpatull, qëndroi për tre orë në pritje të ndihmës së parë.


Helikopteri i nisur nga Tirana, fillimisht u ul në Aeroportin e Kukësit, ku mori në bord mjek të spitalit të Kukësit, dhe më pas u ngjit në mal, në vendin ku ndodhej i plagosuri.

Pasi mori të plagosurin në bord, helikopteri i Ministrisë së Mbrojtjes, u nis me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranës. 45-vjeçari mori plagë të shumta në fytyrë, këmbë, duar dhe pjesa të tjera nga “lufta” me ariun në Bjeshkët e Gjallicës. Tashmë ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve të Spitalit të Traumës.




Skip to toolbar