Genaro Gattuso është shfaqur i shqetësuar pas barzimit me Parman, në fushën e kësaj të fundit mesditën e sotme. Trajneri i Milanti ka folur në konferencë për shtyp pas ndeshjes, duke theksuar faktin se skuadra e tij u tregua naive.
“Në pjesën e parë luajtëm me ritëm, nuk ishte një paraqitje shumë e mirë. Më pas provuam dhe patëm fat kur gjetëm golin e avantazhit, më pas ata barazuan me një goditje dënimi të bukur, por të shkaktuar nga naiviteti ynë.”
Duke komentuar kundërshtarin, Gattuso u shpreh se Parma ishte ekip me cilësi, që luajti më mirë se Milan në disa momente. “Ky ekip ka karakteristika shumë specifike, ishim në dijeni për këto në disa momente ishin më të rrezikshëm se ne.”
Në fund ai ka folur edhe për gabimet e skuadrës që drejton, duke h shprehur se nuk është i zoti që t’i bëjë të tjerët të kuptojnë këto.
“Ndoshta nuk jam i zoti që t’i bëj njerëzit të kuptojnë këto gjëra të vogla. Ne prisnim diçka më shumë, e dinim shkallën e vështirësisë së kundërshtarit. Tek goli i dytë ishim të pafat, nuk ishte shumë i paqartë pozicioni jashtë loje, duhet të shohim përpara”, është shprehur Gattuso.