Dosja e Izet Haxhisë vijon të krijojë përplasje në gjykimin e saj. Pas Gjykatës së Tiranës, edhe Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencë të gjykimit të saj.
Prokuroria për Krime të Rënda kërkon shpalljen e moskompetencës për rigjykimin e Izet Haxhisë duke e çuar atë për interpretim në Gjykatën e Lartë. Pak ditë më parë edhe Gjykata e Tiranës shpalli moskompetencë duke ia deleguar çështjen “Hajdari” Krimeve të Rënda.
Lindja e kësaj mosmarrëveshje, ka bërë që Gjykata e Krimeve të Rënda ta dërgojë çështjen e ish-truprojës së Sali Berishës në organin e Gjykatës së Lartë. Do të jetë Gjykata e Lartë që do të vendosi në lidhje me rastin.
Pas vendimit nga Krimet e Rënda, prokurori Besnik Muçi caktoi masën “Arrest me burg” për Haxhinë, duke mos pranuar kërkesën e tij për liri.
Deri në krijimin e Gjykatës së Lartë dhe shprehjes së saj në lidhje me vendimin, Haxhia do të mbetet në burg.