‘Drejtësia e ashpër dhe antihumane’/ Nazarko: Shqipëria, numrin më të lartë të të paraburgosurve

Më të fundit


Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në ‘Real Story’ komentoi zhvillimet e fundit lidhur me çështjen Veliaj si dhe qëndrimet e protagonistëve të politikës shqiptare.

Sipas Nazarkos, qëndrimi i Ramës është i gabuar sepse ai nuk mund të kujtohet për standartet e SPAK kur shkelen me kryebashkiakun. Sipas tij, Shqipëria ka numrin më të lartë të të paraburgosurve dhe kjo drejtësi është e ashpër dhe antihumane sepse ka penalizuar persona edhe për shkelje të vogla.

“Në rastin Bejleri që u kap në flagrancë për korrupsion zgjedhor, PD kërkoi të vazhdonte mandatin, është standart i dyfishtë. Së dyti, është ligji 139 për qeverisjen vendore që thotë që është nënkryetari që merr qeverisjen e përkohshme. Nëse do ta shihja në këndvështrim personal, mendoj që Rama ka gabuar. Nëse ka një shqetësim legjitimi mbi standartet që punon SPAK, Rama nuk mund të kujtohej kur standartet shkelen me kryebashkiakun. Këto standartet shkelen sistematikisht edhe për qytetarë të thjeshtë. SPAK është një trup e krijuar nga prokurorë dhe ata funksionojnë në bazë të rregullave dhe zakoneve që kanë kultivuar më parë. Kjo është drejtësi e ashpër dhe antihumane që ka futur njerëz për shkelje të vogla. Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të të paraburgosurve.

Nëse shkon në grupin parlamentar dhe komision ligjesh duhet të propozosh diçka konkrete. E konsideroj të gabuar, qasjen ose praninë e mbështetesve tek SPAK. Mbështetja mund të jepej edhe tek Bashkia. Pjesëmarrja te SPAK ishte rrëshkitje. Kur shkon puna tek rrafshi politik, Rama është një kafshë politike që ushqehet me sondazhe. Edhe kur sulmon SPAK, prapë mund të marri kredite për vete, sepse po tregon që SPAK është i pavarur prej tij. Rama është i shqetësuar që SPAK prek njerëz pa imunitet, që janë të rëndësishëm.”



Skip to toolbar