Drejtësia e Re nxjerr nga sistemi Xhezair Zaganjorin

AKTUALITET


Drejtësia e re nxjerr nga sistemi edhe Xhezair Zaganjorin, kryetarin e Gjykatës së Lartë. Megjithëse ishte konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Vettingut një vit më parë, pas animimit të vendimit nga Komisioneri Publik, çështja i kaloi për shqyrtim Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Kolegji i Posacëm i Apelimit vendosi të premten që të shkarkojë nga detya gjyqtarin Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë.

“Referuar deklaratës fillestare të 2013 dhe të vitit 2017, subjekti Xhezair Zaganjori është i pasaktë në deklarimin e sipërfaqeve, vlerës dhe burimit të këtyre pasurive të paluajtshme. Ai nuk arrin të justifikojë pasuritë. Për rrjedhojë ka kryer deklarim të pasaktë”, tha relatorja e seancës Albana Shtylla.

Kreu i Gjykatës së lartë nuk justifikon në deklaratën e pasurisë një shtëpi, një dyqan, një garazh dhe një bibliotekë.

Vvetë Zaganjori nuk ka qënë i pranishëm në dhënien e vendimit të premten nga Kolegjit të Apelit, por më herët është mbrojtur duke thënë se ajo ishe pronë e bashkëshortes ndërtuar në 1997 kjo e dokumentuar edhe me foto gjatë ndërtimit e banimit ndër vite aty.

Kryegjyqtari u konfirmua me mundim në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në 24 korrik të 2018. Në 6 gusht të 2018, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i kërkoi Komisionerit Publik të ankimonte vendimin e KPK, duke kërkuar shkarkimin e Zaganjorit nga detyra, me argumentin se ka shkelur rregullat dhe ligjet në fuqi në raport me pasurinë. Komisioneri Publik, në bazë të rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Monitorimit shkarkimin të Zaganjorit, për shkak të pasaktësive në deklarimin e pasurisë, kontratave fiktive, mospagimin e taksave, mosjustifikimin e shpenzimeve me të ardhura të ligjshme etj.

Gjatë shqyrtimit gjyqësor, Zaganjori ka paraqitur pranë Kolegjit të Apelimit 23 prova të reja, për justifikimin e pasurisë.

Por duket se asnjë nga këto prova nuk i ka shërbyer, për shkak se Kolegji i Apelimit ka vendosur shkarkimin e tij.

Me këtë vendim Drejtësia e Re e dalë nga Reforma në Drejtësi e anatemuar si nga opozita ashtu edhe nga presidenti Meta, “këput” një tjetër gjyqtar dhe pikërisht kreun e Gjykatës së lartë. Tashmë gjykata e lartë mbetet vetëm me një gjyqtar që është Ardian Dvorani i cili e ka kaluar vettingun.

Pritet që Gjykata e Lartë të jetë funksionale brenda muajit shtator, bazuar kjo në deklaratën e bërë nga Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami. Në garë për vendet vakante të kësaj gjykate janë plot 21 kandidatë.



Skip to toolbar