Drejtësia i fali 12 vite burg për vrasje, 37-vjeçari kërcënon biznesmenin për 5 mijë euro

AKTUALITET


Edison Lumi, 37 vjeç, u arrestua të hënën nga Policia e Korçës, pasi nën kërcënimin e një thike, i kishte kërkuar 5 mijë euro me forcë një biznesmeni në fushën e shërbimeve. Policia tha se autori ka qenë më herët e dënuar për vrasje, por detaje të reja kanë dalë në skenë, ku rezulton se Lumi është dënuar në vitin 1999 për vrasje të dyfishtë me 12 vite e 6 muaj burg, por që nuk ka bërë asnjë ditë në qeli, pasi në vitin 2010, me vendim të Gjykatës së Korçës, dënimi i tij është parashtruar.

Pa analizuar dënimin e ulët të dhënë në vitin 1999 për vrasje, kur Lumi ishte 17 vjeç, rezulton se ai ka qenë në listën e Interpolit deri në vitin 2013, por që ai ishte falur nga drejtësia shqiptare me procedurë, që në vitin 2010. Në vendimin e Gjykatës së Korçës, datë 6 gusht 2010, deklarohet se Edison Lumi, nëpërmjet një avokati i ka kërkuar gjykatës shuarjen e dënimit, duke pretenduar se dënimi është parashkruar.


Sipas nenit 68 të Kodit të Procedurës Penale: “Vendimi i dënimit nuk ekzekutohet kur nga dita që ka marrë formë të prerë kanë kaluar 10 vjet për vendimin që përmban dënim 5 deri në 15 vjet burgim”. Duke qenë se vendimi për vrasje të dyfishtë ishte 12 vjet burg dhe kishin kaluar më shumë se 10 vite, gjykata dhe prokuroria kanë pranuar kërkesën e Lumit, megjithëse ka rezultuar se një vendim i tillë ishte marrë që në muajin prill të vitit 2010, pa pasur nevojë për kërkesën e autorit të vrasjes.




Skip to toolbar