Drejtor te Vllaznia, trajner në Moldavi

AKTUALITET


Ish-drejtori i Vllaznisë, turku Engin Firat u emërua të martën trajner i kombëtares së Moldavisë, ekipit kundërshtar të Shqipërisë në eliminatoret e Euro 2020. Firat nënshkroi një kontratë të përkohshme vetëm për dy ndeshjet e fundit eleminatore të Moldavisë, atë ndaj Francës dhe Islandës që do të luhen në muajin nëntor.

Marrëveshja është arritur shpejt mes palëve, ndërsa të martën është bërë dhe prezantimi zyrtar. Engin Firat kthehet në drejtimin e një skuadre si trajner, pas shumë vitesh si drejtues teknik. Një vit më parë ai u emërua Drejtor Teknik i ekipit të Vllaznisë në Shkodër, post të cilin e mbajti deri pak muaj më parë.


Në deklaratat publike bërë për mediat, Firat shprehej se te Vllaznia nuk e kishin paguar. Ndërkohë, Engin Firat më parë ka qenë asistent trajner i ekipeve si Samsunspor, Antalyaspor, Eintracht Frankfurt, Fenerbaçe, Sivasspor, kombëtares së Iranit etj.




Skip to toolbar