Drejtuesit politikë, PD i beson Lezhën Mark Markut, Korçën Edmond Spahos

Më të fundit


Ish-deputeti dhe pedagogu i njohur Mark Marku është zgjedhur drejtuesi politik i PD-së për Lezhën.

Mark Marku ka qenë më herët deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.


Po sot nënkryetari Edmond Spaho është caktuar drejtues politik i PD në Korçë.

Ndërkohë disa qarqe, me në krye Tiranën PD nuk ka caktuar ende drejtuesit politikë.

Më herët, janë bërë të ditur edhe emra të tjerë si drejtuesë politikë në qarqe, Enkelejd Alibeaj në Fier dhe Helidon Bushati në Shkodër, Bujar Leskaj në Vlorë.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka u caktua drejtues i PD-së për qarkun e Durrësit, ndërsa , Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi i është konfirmuar drejtimi politik i PD, në Elbasan.




Skip to toolbar