Policia
arrestoi një 40-vjeçar në Memaliaj, pasi mbante armë pa leje, drogë dhe
municion luftarak. Strukturat ligjzbatuese njoftuan se në Policinë e Tepelenës,
ishte dhënë një informacion në rrugë operative se një person mbante armë dhe
drogë. Informacioni ishte dhënë nga qytetarët.
Kështu,
strukturat e policisë kishini nisur hetimet për zbardhjen e plotë të këtij
informacioni. Pas verifikimeve të bëra nga specialistët e hetimit të trafiqeve,
policia e Tepelenës ka organizuar dhe finalizuar aksionin “Vjosa”.
Si
rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi D. K., 40 vjeç,
banues në fshatin Buz, Memaliaj, pasi shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të
ushtruar në banesën e këtij shtetasi gjetën një armë zjarri tip pushkë, dy armë
gjahu pa leje dhe një sasi municioni luftarak. Gjithashtu, në automjetin e
këtij shtetasi u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa rreth 1.5 kg, të
cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.