Durrës, peshkarexha nxjerr nga deti trupin e pajetë të një gruaje

AKTUALITET


Një peshkarexhë në Durrës ka nxjerrë nga deti trupin e pajetë që dyshohet të jetë i një gruaje. Trupi i pajetë është gjetur mëngjesin e së shtunës rreth 6 milje në detin e Durrësit, në afërsi të Bishtit të Pallës.

Kufoma është nxjerrë në breg dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar identitetin dhe shkaqet e vdekjes.

Kufoma është gjetur nga peshkarexha ‘Primo’ teksa kthehej nga gjuetia e peshkut. Pasi kanë pikasur kufomën personat që ishin në peshkarexhë e kanë marrë dhe e kanë nxjerrë në breg.

Policia ka nisur hetimet paraprake për identifikimin e kufomës.

Nga kqyrja paraprake dyshohet se trupi ka një kohë të gjatë që qëndron nën ujë.



Skip to toolbar