Dy bastionet e PD-së, ku fiton PS

AKTUALITET


Pas shume vitesh socialistët do të drejtojnë dy bashkitë e djathta që historikisht janë drejtuar nga kryebashkiakë të PD-së.

Bëhet fjalë për Shkodrën ku fitoi kandidati socialist Valdrin Pjetri dhe për Tropojën ku fitoi Rexhë Byberi.

Që të dyja këto bashki gjatë këtyre viteve janë drejtuar nga demokratët por fakti se PD nuk mori pjesë në këto zgjedhje drejtimin e marrin kandidatët socialistë megjithëse përqindra e votuesve në zgjedhjet e së dielës ka qenë e ulët në këto dy bashki.

Kështu në Shkodër kanë votuar 15913 votues, ose 9,7 % e zgjedhësve.

Ndërsa në Tropojë sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, kryetari i ri i Bashkisë do të jetë

Rexhë Byberi, kandidat i Partisë Socialiste. Përballë Byberi garonte kandidati i Bindjes Demokratike,  Edison Hasanaj, i cili ka fituar vetëm 177 vota. Ndërkohë që Rexhë Byberi ka tuar 3538 vota. PS ka që në vitin 1996 që nuk e ka drejtuar bashkinë e Tropojës. Zgjedhjet e para lokale në korrik 1992, Partia Socialiste ka fituar Tropojën. Dmth. ka qeverisur Tropojën nga 1992 deri më 1996.



Skip to toolbar