Dy të vdekur e 9 të plagosur nga tornado në Itali, banorët: Fenomen i paparë

BOTA


Një tornado në ishullin italian të Siçilisë la mbrapa 2 të vdekur dhe 9 të plagosur. Ansa.it shkruan se furtuna goditi të paktën dhjetë makina ditën e djeshme. Konfirmimi ka ardhur  nga kryetari i bashkisë së Pantelleria Vincenzo Campo.

“Ka dy vdekje dhe disa të plagosur. Sigurisht që ishte një vorbull që përfshiu shtëpi dhe madje disa makina. Hulumtimet janë duke u zhvilluar. Ne jemi ende duke vlerësuar atë që ndodhi”, tha kryetari i bashkisë.Shkaterrimet nga tornadoja


Dy të vdekurit janë një zjarrfikës 47-vjeçar dhe një pensionist 86-vjeçar, ndërsa katër nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë. Banorët e ishullit deklaruan se ky është një fenomen i paparë, ekstrem i motit. Të plagosurit u transportuan me helikopter për në spital.




Skip to toolbar