Dybala zgjedh klubin e ri për tri vitet e ardhshme

Më të fundit


Paulo Dybala ka pranuar ofertën e Romës. Siç zbulohet nga ‘Sky Sport’, futbollisti i lirë argjentinas ka pranuar të bëhet pjesë e verdhekuqve dhe për këtë arsye po përgatitet të vihet në dispozicion të José Mourinhos për sezonin e ardhshëm. Godite e madhe nga klubi kryeqytetas, i cili siguron një lojtar të nivelit më të lartë falas (transferim i lirë).

Kërkesat financiare të futbollistit janë plotësuar në bazë të një kontrate 3-vjeçare, që përfshin një pjesë fikse dhe bonuse. Të dyja bashkë arrijë në 6 milionë euro në sezon.


Jose Mourinho kapërcen kësisoji konkurrencën e Napolit, i cili ditët e fundit kishte nisur kontaktet me rrethin e lojtarit për ta vënë në dispozicion të Luciano Spalletti.

Befasia/ Dybala zgjedh klubin e ri për tri vitet e ardhshme

Asgjë për t’u bërë as për Interin, i cili e kishte në duar Dybala për javë të tëra, pas largimit nga Juventusi, për shkak të përfundimit të kontratës, por nuk mundi ta finalizonte operacionin edhe për shkak të vështirësisë në sistemimin e disa tepricave sulmuese.

Edhe një herë, siç ishte rasti me Tammy Abraham, prania dhe presioni i José Mourinho rezultoi të jetë thelbësor për ta bindur lojtarin që të zgjedhë destinacionin verdhekuq, pavarësisht nga prania e ofertave më tërheqëse financiare.

Dybala nuk do të luajë Champions League, por vjen në një mjedis të galvanizuar nga fitorja e Ligës së Konferencës dhe me një pronësi amerikane që duket se dëshiron të vazhdojë rrugën e rritjes, të ndërmarrë që nga nënshkrimi i “Special One” e në vazhdim.




Skip to toolbar