E bujshme, Marash Kumbulla në “radarët” e Juves

AKTUALITET


“Nuk e di se si nuk e kanë parë deri më tani në Serie A”, u shpreh Edy Reja pak ditë më parë për mbrojtësin Marash Kumbulla. Dhe duket se pas fjalëve të trajnerit të kombëtares shqiptare, klubet italiane bën lëvizje të menjëhershme. Sipas “Calciomercato”, Juventus kërkon mbrojtësin e kombëtares shqiptare Marash Kumbulla. Në takimin mes Napolit dhe Veronas, ku Kumbulla luajti si titullar, skuadra nga Torino kishte dërguar përfaqësues në stadium për të ndjekur mbrojtësin e talentuar shqiptar.

“Mbrojtësi shqiptar është i mahnitshëm që prej fillimit të kampionatit, për forcën dhe personalitetin fizik. Është bërë një element kryesor, ka shënuar golin e tij të parë dhe tani nuk dëshiron të ndalet. Juventus tashmë e kanë shënuar në listë, dhe nuk janë të vetmit”, është komenti përshkrues i portalit italian të transferimeve “Calciomercato”. Ndërkohë, për Marash Kumbullën është interesuar dhe Fiorentina, ndërsa Napoli është prej kohësh pjesë e skuadrave që vëzhgojnë talentin shqiptar.


Madje të shtunën pasditen e të shtunës, Ancelotti pati shansin për të parë nga afër mbrojtësin e kombëtares shqiptare, që po shkëlqen me ekipin e sapongjitur në Serie A. Në krahun tjetër, Verona nuk dëshiron që futbollisti të largohet, para se klubet e interesuar të pagujanë të paktën 10 milion euro për shqiptarin. Aktualisht, vlera e Marash Kumbullës është 3 milion euro sipas sajtit të njohur të transferimeve, Transfermarkt. Ky është një kapërcim i jashtëzakonshëm, pasi në muajin qershor të këtij viti, Kumbulla vlerësohej me 750 mijë euro, ndërsa në pak muaj ai kushon 3 milion euro.




Skip to toolbar