E inspektoi Lleshaj, kryebashkiakja e Shkodrës, Ademi: Ja kush ka të drejtë që të mbyllë tregun

AKTUALITET


Tregu ‘Zdrale’ në Shkodër u bë ‘mollë sherri’, duke sjellë përplasje në distancë me deklarata mes kryetares së Bashkisë Voltana Ademit dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Në një intervistë përmes skype për emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Ademi tha se nuk i takon bashkisë që të mbyllë atë treg, por në kushtet e emergjencës që ndodhet vendi, vendimin e merr komisioni i Emergjencës civile. Teksa Shkodra po cilësohet si ‘bomba me sahat’ e përhapjes së COVID, kryebashkiakja Ademi tha se çdo ditë ky qytet dezinfektohet. 


“Detyra jonë nuk është që të dezinfektojmë disa vende që nuk janë në varësi tonën. Unë e kam bërë që të jemi të qartë. Nuk është çështje politike që të merret me çështje shëndetësore. Ne jemi bashkia e parë në Shqipëri që kem i bërë dezinfektimin e rrugëve, ndërtesave, urgjencave, markete, shtëpi. E bëjmë çdo ditë. Jemi një avantazh. Duke qenë se kemi emergjencat civile, jemi në avantazh. Ne kemi operuar menjëherë. S’bëhet fjalë për masa minimaliste. Për ne ka qenë e mundshme. Vendimmarrjen për të mbyllur dhe për të hapur tregun, merret në nivel rajonal, në nivelin e qarkut. Ka pasur një diskutim me prefektin. I takon komisionit të Emergjencës civile, që drejtohet nga prefekti i qarkut. Në emergjencë civile si lejohet askujt me kokën e vet. Kam qenë prefektë vet. Kemi pasur diskutim për menaxhimin. Planin e masave e kemi hartuar me komisariatin e policisë. Policia bashkiake ka detyrën e orientimit dhe kontrollit. Këto gjëra bëhen bashkërisht. Njerëzit e varfër blejnë më shumë ne Shkodër. Ata janë në nivel të rënduar ekonomik. 500 veta kanë hyrë sot në treg. I kam matur shifrat. Kemi pasur njerëz që kemi kthyer në shtëpi. Është detyra jonë”, tha Voltana Ademi. 

Kujtojmë se dje ministri Lleshaj inspektoi nga afër tregun në Shkodër. Lleshaj e cilësoi tregun si pamje në Kandahar.




Skip to toolbar