“E nxorën nga gardhi sic e meritonte, e shtrinë përtokë për ta neutralizuar”, Rama: Alfred Lela nuk u dhunua

AKTUALITET


Kryeministri i vendit, Edi Rama i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në News 24 komentoi rastin e gazetarit Alfred Lela, duke mohuar që ai të jetë dhunuar.

Sipas Ramës, ka qënë gazetari ai që ka shkelur rrethimin e policisë, ndërsa kjo e fundit bëri vetëm detyrën.


“Jo vetëm që nuk shoh dhunim të qytetarit, por shikoj një fragment të të gjithë teatrit të viktimizimit që u vu në skenë për mediat qysh se i doli gjumi atyre që do ta mbronin me trupt e tyre dhe deri në fund duke u përpjekur të ngrenë një re të zezë perceptimi mbi policinë. Nëse flasim për dhunë, ajo ka një mënyrë për tu përcaktuar Pyetja e parë që më vjen kur shoh videot: Cfarë kërkon qytetari Lela që shkon dhe kap për dore tre punonjëse policie? Për cfarë u shkoi zoti Lela punonjëseve të policisë? 

Sipas ligjit, kur policia përballet me turmë protestuesish nuk njeh individë, individë që kapërcejnë gardhin,…për cfarë e kapërceu gardhin, për cfarë shkoi ky burrë atje për të kapur vajzat police? Policët burra e nxorën sic e meritone dhe e shtrinë për tokë për ta neutralizuar pa përdorur shkopinj gome. Dhuna është goditja, policia bën detyrën, policiët e tërhoqën dhe bën shumë mirë sic do bënte ky me ato vajza”,- tha Rama.




Skip to toolbar