E rëndë në Durrës, 50-vjeçarja gjendet e plagosur me plumb në kokë

AKTUALITET


Pasditen e të shtunës qyteti i Durrësit është tronditur nga një ngjarje e rëndë. Një 50 vjeçare, emri i të cilës mësohet të jetë Rufajete Azisolli, është gjendur në banesën e saj në gjendje të rëndë.

Sipas raportimeve paraprake, mësohet se 50-vjeçarja është e plagosur me plumb në kokë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkozetit, aty ku banonte e plagosura. E plagosura, për shkak të gjendjes së rëndë, është nisur menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.


Ndërkohë Policia e Durrësit ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plagosjes. Ende nuk dihet nëse Rufajete Azisolli është vetëplagosur apo e kanë plagosur. Për të zbardhur këtë, policia ka nisur hetimet.




Skip to toolbar