E rëndë në Itali/ 2 vjeçari ndërron jetë pasi gëlltiti një pjesë të lodrës

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një 2 vjeçar vdiq pasi gëlltiti një pjesë të lodrës me të cilën po luante. Fëmija u dërgua me helikopter në një spital në Romë por nuk mundi të mbijetonte.

Prindërit e kuptuan se diçka nuk shkonte kur e dëgjuan atë duke gulçuar ndërsa flinte. Ata thirrën ambulancën dhe pasi mjeku ekzaminoi fëmijën dhe pa disa pjesë të një lodre në ezofag.


Helikopteri e transferoi menjëherë në poliklinikën Gemelli, por fëmija ndërroi jetë. Prokuroria Publike e Tivolit ka hapur një rast për tragjedinë./abcnews.al




Skip to toolbar