E rëndë në Krujë, aksidentohet për vdekje 4-vjeçari

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në fshatin Tapizë të Krujës, ku një 4-vjeçar është aksidentuar për vdekje.

Një automjet tip “Benz” ka përplasur të miturin dhe babanë e tij, në rrugën Fushë Krujë-Tiranë. Fatkeqësisht, 4-vjeçari ndërroi jetë rrugës për spital.


Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al




Skip to toolbar