E rrëmbyen 3 vjeç, bashkohet pas 18 vitesh me familjen falë inteligjencës artificiale

BOTA


Inteligjenca Artificiale është bërë shkak për bashkimin e një familje të ndarë 18 vite më parë në Kinë. Një fëmijë i vogël 3 vjeçar u rrëmbye 18 vite më parë në një kantier ndërtimi pranë punës së babait të tij. Pas kërkimeve të shumta, familjarët i humbën shpresat për ta gjetur. Por duket se ëndrra e tyre është bërë realitet 18 vite më pas, ku me ndihmën e inteligjencës artificiale, policia bëri të mundur bashkimin e 21-vjeçarit me familjarët e tij. Policia përdori teknologjinë e plakjes së fytyrës, një aplikacioni të ngjashëm me FaceApp të krijuar nga gjiganti teknologjik kinez, Tencent.

Policia e përdori teknologjinë për të parashikuar se si do të dukej tani 21-vjeçari dhe pamjen e tij e krahasoi me një bazë të dhënash me mijëra persona. Pasi përzgjodhën rreth 100 kandidatë potencialë, oficerët arritën të shkonin tek studenti 21-vjeçar.

“Kur e gjetëm, 21-vjeçari refuzoi të besonte se ishte fëmijë i rrëmbyer, por ADN-ja përputhej me atë të prindërve të tij biologjikë“, tha policia.

Pas bashkimit të tij me familjarët, policia ka nisur hetimet për identifikimin e rrëmbyesve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.



Skip to toolbar