Ukraina voton për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

BOTA


Ditën e diel, ukrainasit do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar për të vendosur për qeverinë e re të vendit. Ukraina zhvillon zgjedhjet e parakohshme parlamentare,  pasi shpërndarjes së parlamentit nga presidenti i vendit Volodymyr Zelensky.

Parlamenti i përbërë nga 450 ulëse, do të sjell deputetët e rinj, ku 225 do të hyjnë nga lista e kadidatëve të partive politike, ndërsa pjesa tjetër e deputetëve nga lista e zonave zgjedhore.


Zgjedhjet nuk do të zhvillohen në 26 zona në Krime që është nën kontrollin e Rusisë dhe në rajonin e  Donbas që është nën kontrollin e separatistëve

Sipas informacioneve të fundit të njoftuara nga Komiteti Qendror i Zgjedhjeve të Ukrainës, në zgjedhje do të garojnë 2.746 kandidatë nga lista e 22 partive politike. Ndërsa për listën e 199 rajoneve zgjedhore, do të garojnë 3.085 kandidatë, edhe si partiakë dhe të pavarur.

Sipas sondazheve, Partia “Shërbyesit e Popullit” të Zelensky-t pritet të marrë 49.5 % të votave, “Platforma Pro-Ruse e Opozitës për Jetë” rreth 10.5 % të votave, partia “Solidariteti Evropian” i ish-presidentit Petro Poroshenko 7.7 % të votave, ndërsa Partia “Atdheu” e ish-kryeministres Yuliya Timoshenko pritet të kalojnë pragun zgjedhor me 5 % të votave.

 Zgjedhje do të vëzhgohen prej Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të organizuar nga Rrjeti Europian i Organizatave Vëzhguese të Zgjedhjeve (ENEMO), ku pjesë e këtij misioni janë edhe shqiptarë. Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK Albania) është anëtare e rrjetit ENEMO prej vitit 2009 duke u bërë pjesë e vëzhguesve ndërkombëtar në zgjedhjet e vendeve të tjera.




Skip to toolbar