E vërteta e shpopullimi tonë. Si do të ndryshojë popullsia e Shqipërisë

#NËRADAR


“Shqetësimi më i madh është një tërmet i përditshëm që lidhet me hemoragjinë e vendit, të pandalshme, që unë e quaj shpopullim. Ka qenë tronditëse të lexoja statistikat e muajit nëntor për azilin që tregonte një rritje shqetësuese në 16% nga janari në tetor të 2019 krahasuar me 2018. Në raport me Serbinë për 1 mijë banorë kemi 8.2 herë shifrën më të latë”, ishte kjo një pjesë e deklartës që Presidenti Ilir Meta bëri të premten për mediat, duke ngritur shqetësimin e largimit të njerëzve nga Shqipëria.

Ndonëse emigrimi është një fenomen i vazhdueshëm në 30 vitetet e fundit në vend, ai nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Madje, edhe atë që Presidenti e quan “shpopullim”, disa vende që janë pjesë e Bashkimit Europian, e kanë në nivele më të larta se Shqipëria. Në një artikull të publikuar në tetor të këtij viti nga “Balkaninsight.com”, jepet një projeksion i shpopullimit të vendeve të Ballkanit deri në vitin 2050, por edhe të disa vendeve të tjera europiane. Sipas shkrimit thuhet se nga “Greqia në Poloni, pothuajse të gjitha vendet e Evropës Lindore, Qendrore dhe Juglindore janë duke luftuar me të njëjtat probleme”.

“Në parashikimet aktuale, deri në vitin 2050, Bullgaria do të ketë 38.6 përqind më pak njerëz sesa në 1990. Serbia do të ketë 23.8 përqind më pak, Kroacia 22.4 përqind dhe Rumania 30.1 përqind. Moldavia tashmë ka humbur 33.9 përqind të popullsisë së saj. Bosnja dhe Hercegovina ka një normë pjellorie prej 1,26, një nga më të ultat në botë. Kosova, me një moshë mesatare 29 vjeç, është vendi më i ri në rajon, por nuk i shpëton as rënies demografike”, thuhet gjithashtu në artikull.

Po si qëndron Shqipëria në këtë raport?

Sipas artikullit, ku shfaqet dhe harta e vendeve që do të kenë shpopullim deri në vitin 2050, Shqipëria projektohet të ketë rreth 18 përqind më pak njerëz në vitin 2050 nga sa kishte në fillim të viteve 1990. Krahasuar kjo shifër me vende që sot janë pjesë e Bashkimit Europian dhe kanë një nivel zhvillimi më të madh se vendi ynë, Shqipëria duket me skenar më optimist.

Mjafton të shohësh Kroacinë, një nga vendet e Ballkanit Perëndimor pjesë e BE, ka një projeksion me rreth 5 përqin shpopullim më shumë se Shqipëria. Por ka dhe vende të tjera që janë pjesë e BE, si Bullgaria që projektohet të ketë mbi 38 përqind më pak njerëz apo Rumania me mbi 30 përqind, duke lënë disa herë pas Shqipërinë që ende nuk ka nisur procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Duhet pranuar fakti se Shqipëria pati një largim masiv të popullësisë në fillim të viteve 1990 dhe 1997, pa rënies së diktaturës komuniste por dhe vitit të mbrapsht 1997. Ndërkohë, nga shifrat e publikuara nga Instituti i Statistikave në maj të këtij viti, rezultonte se në tetë vitet e fundit rreth 356 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi, ndërsa imigrantët, ata që kthehen, ishin në numër më të vogël por të konsiderueshëm, rreth 215 mijë persona. Si përfundim, duke u nisur nga të dhënat e artikullit dhe projeksionit të “Balkaninsight.com”, duket qartë se shpopullimi nuk është jo vetëm një fenomen shqiptar, por europian, ku më të rrezikuarat duket se janë vendet që prej kohësh janë pjesë e unionit. /Realstory.al/



Skip to toolbar